×
  • Lajme
  • Botë

    Binjakët infektohen me COVID-19, njëri prej tyre humb jetën

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 15:43

    “Ata kurrë nuk ishin ndarë nga njëri tjetri”, kështu shkruajnë mediat e huaja për binjakët e infektuar me COVID-19, por që fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën.


    Pas më shumë se 70 vitesh së bashku, binjakët nga Ravenna, në Itali punonin në biznesin e familjes dhe jetonin së bashku.

    Një muaj më parë njëri prej tyre u infektua me COVID-19 dhe më pas, virusit nuk i shpëtoi as tjetri. Ndërkohë të dy u shtruan në spital, por fatkeqësisht vetëm njëri arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!