Bizneset e Trumpit, 1.2 miliardë dollarë humbje

Mes viteve 1985 dhe 1994 aktivitetet e drejtuara nga Donald Trump kanë shënuar një humbje prej rreth 1.2 miliardë dollarësh.


Kjo rezulton nga deklaratat fiskale të prezantuara në këto vite dhe të siguruara nga New York Times

Trump nuk ka paguar taksa federale për fitimet prej 8-10 vitesh duke patur parasysh ligjin sipas të cilit sipërmarrësit mund të shfrytëzojnë humbjet për të evituar taksat mbi të ardhurat e ardhshme.

Zbulimi i New York Times, vjen në një kohë kur ka një përplasje institucionale për deklaratën e të ardhurave të Trump mes shtëpisë së bardhë dhe kongresit, shkaktuar nga refuzimi i presidentit për të publikuar taksat e tij, një thyerje kjo e traditës së ndjekur në të shkuarën nga të gjithë presidentët.

Sidoqoftë, ajo që nuk po arrihet në kongres, mund të arrihet në shtetin e Nju Jorkut.

Në parlamentin e këtij shteti do të prezantohet orët e ardhshme një ligj që do ti lejojë komisioneve kompetente të sigurojnë deklaratat e të ardhurave personale të prezantuara nga manjati në shtetin në të cilin ai banon dhe në të cilin janë bazuar aktivitetet e tij, përcjell tch.

Sipas NYT, manjati nuk ka asnjë interes ti bëjë publike deklaratat fiskale pasi ato mund të nxjerrin në dritë parregullsi dhe të cenojnë imazhin e njeriut të aftë të biznesit dhe të marrëvshje-bërësit, mbi të cilin Donald Trump ka ndërtuar karrierën e tij politike.