×
  • Lajme
  • Botë

    Bombardimet e NATO-s më 1999, ky ishte mendimi i Donald Trump

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 17:39

    Dje më 24 marsi u shënua 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe. Gjatë asaj kohe shumë personalitete të njohura amerikane kishin komentuar rreth këtyre bombardimeve.


    Një prej tyre ishte edhe presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump. Ai ishte për të ndërhyrë në Kosovë por me trupa tokësore e jo ajrore, për çka e kishte kritikuar edhe presidentin e asaj kohe, Bill Clinton.

    “Unë do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tingëllojë çuditshëm te shumë kush. Shikoni kaosin që e kemi shkaktuar në Kosovë. Mendoj që ne mund të themi kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ishim 10 mijë metra lart me aeroplan kur po hidhnim bomb”, kishe deklaruar ndër të tjera Trump.

    Për më tepër mund në linkun më poshtë mund ta gjeni intervistën e Trump për bombardimet e NATO-s në vitin 1999 në CNN, konkretisht nga minuta 18:47: /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!