×
  • Lajme
  • Botë

    “Burrë nga ferri”, e quan Trump bashkëshortin e këshilltares së tij

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 11:10

    Presidenti Donald Trump përshkallëzoi armiqësinë e tij publike me burrin e top këshilltares Kellyanne Conway.


    Ai iu referua George Conwayt si “burr nga ferri.”.

    “George Conway, për ata që e njohin, është shumë xheloz dhe i tërbuar nga suksesi i gruas së tij, dhe unë me ndihmën e saj, nuk ia dhamë punën që ai dëshpërimisht e donte,” tha Donald Trump.

    “Unë as që e njoh, por këqyreni mirë, ai është humbës dhe burr nga ferri!” shtoi më tej ai.

    Duke folur me reporterët të mërkurën, Trumpi përsëri pretendoi se nuk e njihte Conwayn.

    “Epo, s’e njoh atë – s’e njoh. Mendoj se po i bën keq një gruaje të mrekullueshme. Kellyanne është grua e mrekullueshme. Fakti është që ai po i bën keq gruas dhe familjes së tij. Ajo është grua e mrekullueshme.”

    George Conway ka qenë për kohë të gjatë kritik ndaj politikës dhe figurës së Donald Trumpit, duke vënë në pikëpyetje madje edhe shëndetin mendor të tij.

    Në një cicërim, z.Conway shkroi: “Ti. Je. Budallë.”

    Është e paprecedent në historinë e politikës amerikane që një president të kritikojë e sulmojë partnerin e një këshilltari. Po ashtu, është e paprecedent që burri i një këshilltareje të vë në pyetje shëndetin mendor të një presidenti.

    Ndërkohë, Kellyanne u bë me Trumpin duke deklaruar se nuk ndante të njëjtat shqetësime me burrin e saj për Donald Trumpin.

    “Ju po mendoni që presidenti nuk duhej të përgjigjej kur një person pa përvojë profesionale mjekësore e akuzon atë për çrregullime mendore?”

    Në një intervistë për The New York Times dhe The Washington Post të martën, George Conway tha se e përdorë Twitterin si hapësirë për të derdhur frustrimet e tij me administratën Trump në mënyrë që të mos grindej me gruan e tij në shtëpi.

    “Rrenat, paaftësia, të çmend ta shikosh. Postimet në Twitter janë një mënyrë për të mos folur në shtëpi. Kjo është ajo. Sinqerisht, shkruaj në Twitter që të mos i bërtas më vonë asaj,” i tha ai The Postit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!