×
  • Lajme
  • Botë

    Cikloni godet Indonezinë dhe Timorin Lindor, të paktën 160 viktima

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 8:31

    Ka shkuar në të paktën 160 viktima numri i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të gjeneruara nga cikloni tropikal Seroja që goditi Indonezinë dhe Timorin Lindor.


    Shifrat jepen edhe nga një raport nga Qendra Indoneziane për Menaxhimin e Fatkeqësive, sipas së cilës me dhjetëra qytetarë rezultojnë të zhdukur.

    Në Indonezi, ekipet e shpëtimit po luftojnë kundër kohës për të gjetur më shumë se 70 njerëz të zhdukur, duke parë mbeturinat e grumbulluara gjatë kalimit të ciklonit.

    Shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë gjeneruar përmbytje dhe rrëshqitje dheu duke shkatërruar shtëpi. Më shumë se 10,000 njerëz u strehuan në qendrat e evakuimit.

    Shumë shtëpi, rrugë dhe ura janë mbuluar me baltë dhe pemë të shkulura, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit që të përpiqen të arrijnë zonat më të goditura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!