×
  • Lajme
  • Botë

    Çka e lidhë Julian Assange me “kasapin e Bosnjës”, Radovan Karaxhiq?

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 14:19

    Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, i cili u arrestua sot në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për gjashtë vjet, ka ndryshuar totalisht pamjen e tij.


    Kur fitoi azil të përkohshëm në ambasadë, ai dukej mjaft i ri, por në pamjet e sotme u pa i plakur dhe me mjekër të gjatë. Në media a është krahasuar me të dënuarin me burg të përjetshëm për krime lufte në Bosnjë, Radovan Karaxhiq. Edhe Karaxhiq me një pamje të ngjashme për vite të tëra kishte shpëtuar pa u kapur nga shërbimet sekrete, transmeton Reporteri.net.

    Është interesante se Assange tërë kohën mbante në dorën e tij një libër nga shkrimtari i ndjerë amerikan, Vidal, mbi historinë e sigurisë kombëtare. Vidal konsiderohet si një nga personalitetet më kontroverse të jetës publike të Amerikës në shekullin e 20-të.

    Shikoni ngjashmërinë mes maskimit që kishte bërë “kasapi i Bosnjës”,Radovan Karaxhiq dhe Assange. /Reporteri.net

    Image result for radovan karadzic

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!