×
  • Lajme
  • Botë

    Daçiq: Maqedonia e Veriut nuk e ka njohur Kosovën për shkak të shqiptarëve, ju tregoj unë arsyen

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 11:35

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se Maqedonia e Veriut e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm për t’u afruar me perëndimin.


    Ai shton se “nuk ka asnjë argument” të presidentit të sapozgjedhur Stevo Pendarovsky se kjo është bërë për shqiptarët që jetojnë në atë vend, transmeton Reporteri.net.

    Daçiq këto pohime i bëri duke komentuar deklaratën e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut se ata e njohën pavarësinë e Kosovës “sipas orientimit të tyre strategjik, por duke pasur parasysh qëndrimin e qytetarëve të bashkësisë shqiptare që janë bashkësia e dytë më e madhe në Maqedoni”.

    “Nuk ka asnjë argument se ata e kanë njohur Kosovën për shkak të shqiptarëve, sepse për çka e njohu Mali i Zi, kur serbët janë bashkësia e dytë më e madhe në vend, ku është parimi”, tha Daçiq. Ai theksoi se të gjitha vendet në rajon që e njohën Kosovën e bënë këtë për t’u afruar me Perëndimin.

    “Kjo ka treguar se orientimi i tyre strategjik nuk është të kuptuarit e problemeve me të cilat përballet Serbia”, theksoi ai, duke shtuar se Maqedonia ishte e padrejtë ndaj Serbisë, pasi Serbia e njohu Republikën e Maqedonisë, edhe pse ishte në kundërshtim me prioritetet e saj strategjike, miqësinë me Greqinë. Ai shton se Maqedonia nuk ia ka kthyer Serbisë me të mirë, sepse e njohu Kosovën, por megjithëkëtë, Serbia nuk e tërhoqi njohjen.

    “Doli se kemi gabuar, sepse Maqedonia tani quhet Maqedonia e Veriut. Po të kishim të drejtë, Republika e Maqedonisë do të mbetej”, përfundoi Daçiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!