×
  • Lajme
  • Botë

    Dhuna në Paris, protestuesit djegin dyqanet në ”Champs-Elysées”

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 20:36

    Një tjetër shfaqje e dhunshme e jelek-verdhëve në Paris. Ata vazhdojnë ta përcjellin me protesta rruge zemërimin ndaj rritjes së taksave dhe politikave të Macronit.


    Në rrugën e njohur Parisit “Champs-Elysées”, të shtunën, një numër i madh dyqanesh u grabitën dhe u dogjën.

    Dyqanet e njohura “Longchamp”, “Foot Looker” dhe “Léon de Bruxelles” u grabiten dhe poashtu u bënë shkrumb, ndërkohë që nga jelek-verdhët dëgjoheshin edhe thirrjet “revolucion”.

    Protestuesit e grumbulluar në afërsi të pallatit presidencial, lëshuan bomba tymuese drejt policisë e nisën të sulmojnë makinat e saj.

    Policia ka arrestuar së paku 44 persona.

    Jelekë-verdhët vazhdojnë ta përcjellin me protesta rruge zemëratën ndaj rritjes së taksave dhe politikave të Macronit.

    Ndërkaq, javën e kaluar 28 mijë persona demonstruan në mbarë Francën, një shifër kjo 10 herë më e vogël sesa pjesëmarrja në tubimin masiv të 17 nëntorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!