×
  • Lajme
  • Botë

    Dhunë policore në Madrid, 13 të plagosur

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 21:45

    Përleshjet para zgjedhjeve lokale të së dielës. Demonstruesit antifashistë u përplasën dhunshëm me policinë në Madrid pas një manifestimi në kuadër të fushatë elektorales politike të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë Vox.


    Rreth një mijë demonstrues antifashistë u mblodhën në këtë tubim të organizuar përpara zgjedhjeve rajonale që do të mbahen në Madrid këtë të diel.

    Në zonën e kryeqytetit spanjoll që njihet si lagja e klasës punëtore të Vallecas, dhjetëra protestues u përplasën me policinë. Ata hodhën objekte te forta dhe gurë ndaj oficerëve, të cilët përdorën shkopinjtë për të shpërndarë turmën.

    Lideri i partisë Vox, Santiago Abascal dhe kandidati për kreun e presidencës rajonale të Madridit Rocio Monasterio arritën në këtë tubim të rrethuar nga forca sigurie. Ata u shoqëruan nga policia e trazirave mes fyerjeve nga protestuesit antifashist.

    Policia u pa duke ndaluar protestuesit, por autoritetet e rendit nuk kanë konfirmuar numrin total të arrestimeve. Shërbimet e urgjencës thanë se të paktën 13 persona janë plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!