×
  • Lajme
  • Botë

    Dje u vranë katër palestinezë në protestë nga ushtria izraelite

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 11:11

    Ministria palestineze e shëndetësisë ka njoftuar se forcat izraelite i kanë vrarë katër palestinezë, përfshirë tre adoleshentë, dhe i ka plagosur 40 të tjerë gjatë shënimit të përvjetorit të parë të protestave masive në Rripin e Gazas.

    Në përpjekje për ta zvogëluar numrin e vdekjeve në protesta, Egjipti ka dërguar ndërmjetës për arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit, i cili e kontrollon Gazan dhe i cili i ka mbështetur këto protesta.

    Grupi i Hamasit njoftoi se është pajtuar që protestuesit të mos i afrohen rrethojës së kufirit dhe se ka angazhuar njerëz për t’i mbajtur protestuesit larg zonës së sigurisë dhe se Izraeli nuk do t’i qëllonte protestuesit që qëndrojnë larg rrethojës. Izraeli nuk e konfirmuar arritjen e marrëveshjes, por në këtë marshim janë dëgjuar më pak të shtëna sesa në protestat e kaluara.

    Ushtria izraelite ka njoftuar se në vende të ndryshme përgjatë kufirit me Gazan kanë marrë pjesë rreth 40 mijë protestues, duke shtuar se ata kanë hedhur gurë dhe mjete shpërthyese në rrethojën e kufirit.

    Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga Izraeli dhe Hamasi që ta shmangin përdorimin e dhunës gjatë protestave, shkruan “The Guardian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!