×
  • Lajme
  • Botë

    Doktori i OBSH-së paralajmëron: Kujdes pasojat e Long-Covid, të prekurit mund të humbasin punën

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 15:36

    Shërbimet shëndetësore duhet ta kthejnë në prioritet trajtimin e pacientëve që vuajnë nga Long-Covid. Drejtori i OBSH-së për Europën Hans Kluge paralajmëroi se kjo gjendje Long-Covid e pacientëve është reale dhe mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në jetën e tyre, duke përfshirë dhe humbjen e vendit të punës dhe rrezik për të mos u kthyer më në jetën e tyre normale.


    Doktor Kluge thotë: ‘Ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet. Ne ende nuk e dimë se sa përqind e pacientëve kanë këto efekte afatgjata, por ne po mësojmë shpejt. Unë u bëj thirrje vendeve të BE-së dhe institucioneve në rajonin evropian që të bashkohen si pjesë e një axhende kërkimore të integruar’.

    Long Covid është kur dikush që ka luftuar sëmundjen vuan simptomat e saj për muaj më vonë, duke përfshirë lodhjen e tepërt, temperaturë etj.

    Rreth një në dhjetë persona që u infektuan në Britani vuajnë nga Long Covid, e cila mund të zgjasë me muaj. Në SHBA është deri në masën 35 %.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!