×
  • Lajme
  • Botë

    Donald Trump mbështet Boris Johnson në garën për kryeministër

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 15:06

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se Boris Johnson do të ishte zgjidhje e përkryer për udhëheqjen e Partisë Konservatore.


    Në një intervistë për gazetën “The Sun”, para vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Trump tha se “mendoj që Boris do të bënte një punë shumë të mirë”.

    Komentet e tij vijnë pas futjes në garë të Sajid Javid, Sekretar i Brendshëm, i cili kishte deklaruar më parë se duhet të mbahet një referendum i ri, zgjedhje të reja dhe tërheqja e Artikullit 50 nga procesi i Brexit.

    Ndërsa Britania po përgatitet për vizitën e presidentit Trump, ai tha se është duke i kushtuar vëmendje garës për udhëheqjen e partisë Konservatore, që do të vendosë kush do të jetë kryeministër i radhës.

    Trump është cituar duke thënë se “e ka studiuar mirë këtë proces, i njeh të gjithë garuesit, por mendon se Boris do të ishte adekuati”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!