×
  • Lajme
  • Botë

    E lidhi me zinxhirë për kamioni dhe e tërhoqi derisa trupi iu copëtua, ekzekutohet një nga vrasësit më të tmerrshëm

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 9:05

    Një amerikan që ka kryer një nga krimet më të tmerrshme  në historinë e Amerikës si pasojë e urrejtjes do të ekzekutohet sot. John William King i deklaruar si racist është dënuar me vdekje për vrasjen brutale të afro-amerikanit James Byrd, transmeton Reporteri.net.


    Më 7 qershor të vitit 1998, King e lidhi me zinxhirë për kamionin e tij afro-amerikanin Byrd dhe e çoi rreth 5 kilometra përgjatë një rruge lokale nëpër pyllin pranë zonës së Jasperit të Teksasit, derisa trupi i tij u copëtua. Hetimi zbuloi se 49-vjeçari Byrd ishte i gjallë të paktën tre kilometrat e para, përpara se trupi i tij të copëtohej.

    Se King është racist është konfirmuar nga tatuazhi që ka në në trup, i cili tregon një afrikano-amerikan me një zinxhir rreth qafës të varur për një pemë.

    Image result for john william king

    Nëse ekzekutimi i tij nuk shtyhet në momentin e fundit, King do të jetë i burgosuri i katërt i cili u ekzekutua këtë vit dhe madje edhe i treti në Teksas. Ai që nga fillimi i gjykimit pohoi se nuk ishte i pranishëm kur afrikano-amerikani Byrd u vra.

    Përveç pohimit se ai nuk ishte vrasës, ai këmbëngul se vrasja nuk u krye si pasojë e urrejtjes për shkak të shitjes së drogës midis viktimës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Një nga partnerët në këtë krim, Lawrence Russell Bruer, tashmë është dënuar me vdekje në vitin 2011, ndërkaq Adolf Sean Alain Berry është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Motrat e viktimës do të marrin pjesë në ekzekutimin e vrasësit të vëllait të tyre. “Unë mendoj se ky do të jetë një mesazh për botën që, kur të bësh diçka kaq të tmerrshme, duhet të paguash një dënim të lartë”, tha një nga motrat e tij./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!