×
  • Lajme
  • Botë

    E moshuara shkelet për vdekje nga një tufë bagëtish

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 10:26

    Një 87-vjeçare është rrëzuar në tokë dhe është vrarë nga një tufë bagëtish të tërbuara.


    Hilary Adair u shkel nga disa një racë lopësh me origjinë nga Galloway dhe u sulmua vazhdimisht ndërsa përpiqej të ngrihej për të shpëtuar.

    Ngjarja ndodhi në Linchmere Common në West Sussex më 7 janar por lajmi është bërë publik vetëm tani.

    Adair u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte duke humbur jetën 1 javë më vonë.

    Vdekja u regjistrua si aksidentale. Sulmi fatal ndodhi një ditë pasi një çift dhe qentë e tyre u ndoqën dhe u plagosën nga të njëjtat kafshë.

    Por sipas hetimeve pronarët e kafshëve nuk e kuptuan seriozitetin e ngjarjeve duke e parë si rast të izoluar.

    Bryony Dillamore dëshmoi sulmin ndaj Adair dhe tha që bagëtia bëhej më agresive sa herë që ajo lëvizte.

    E moshuara u dërgua në Spitalin e Saint George në Londër, por vdiq nga plagët më 14 janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!