×
  • Lajme
  • Botë

    E rëndë: Studenti hap zjarr ndaj shokëve të klasës, 2 të vdekur, disa të plagosur

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 9:16

    Të paktën një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një 19-vjeçari hapi zjarr ndaj shokëve të tij e më pas vrau veten.


    Ngjarja ndodhi në një kolegj në qytetin Blagoveshchensk të Rusisë.

    I armatosur me armë gjahu, studenti hapi zjarr në klasë, duke plagosur seriozisht disa persona, njëri prej te cilëve nuk i mbijetoi plagëve.

    Kur policia mbërriti në vendngjarje, sulmuesi nuk pranoi të dorëzohej dhe vrau veten.

    “Trupat e dy personave përfshirë edhe sulmuesin u gjetën në vendngjarje,”-tha policia. “Tre të tjerë u plagosën nga të shtënat.”

    Ligji i armëve të zjarrit në Rusi u lejon qytetarëve më të mëdhenj se 18 vjeç të marrin licencën e armëve për vetëmbrojtje, sporte dhe gjueti, si dhe për koleksionistëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!