×
  • Lajme
  • Botë

    Erdogan bëhet i gjallë pas zgjedhjeve të Stambollit

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 21:38

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të sotshme për qytetin e Stambollit.

    “Dëshiroj që rezultatet e zgjedhjeve për komunën metropolitane të Stambollit do bëjnë vetëm mirë për Stambollin tonë. Vullneti kombëtar është manifestuar edhe një herë sot. Unë uroj Ekrem Imamoglun i cili fitoi zgjedhjet sipas rezultateve preliminare”, ka shkruar Erdogan në llogarinë e tij në rrjete sociale.

    Gjithsesi Erdogan ka shtuar se vendi do vazhdojë të punojë brenda kornizës së strategjisë që vazhdon deri në vitin 2023.

    “Principet e Republikës nuk do lejojnë kompromentmin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe paqen, përparimin dhe stabilitetin e vendit”, ka shtuar ai.

    Tutje Erdogan ka hedhur sytë nga Samiti i G20, vizitën në Kinë dhe posaqërisht sytë i ka drejtaur nga Samiti për Europën Juglindore dhe Ballkanin.

    “Turqia e para, pastaj temat e jashtme. Ne do punojmë për arritjen e interesave tona kombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!