×
  • Lajme
  • Botë

    FBI publikon dosjet sekrete të 11 shtatorit: 15 nga 19 rrëmbyesit shtetas sauditë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 18:38

    FBI ka publikuar një dokument, ku analizohen lidhjet midis qytetarëve sauditë në SHBA dhe dy prej sulmuesve të 11 shtatorit.


    Të afërmit e viktimave kanë kërkuar prej kohësh publikimin e dosjeve, duke argumentuar se zyrtarët sauditë kishin njohuri paraprake dhe nuk u bën përpjekje të ndalonin sulmet.

    Por dokumenti nuk jep asnjë të dhënë ku të dëshmojë se qeveria saudite kishte lidhje me komplotin e 11 shtatorit.

    Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e avionëve ishin shtetas sauditë.

    Përpara deklasifikimit, ambasada saudite në Uashington përshëndeti publikimin dhe mohoi edhe një herë çdo lidhje midis mbretërisë saudite dhe rrëmbyesve, duke i cilësuar pretendimet e tilla si “të rreme dhe dashakeqe”.

    Dokumenti u deklasifikua në 20 vjetorin e sulmeve më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane, gati 3,000 njerëz u vranë pasi u rrëmbyen katër avionë.

    Disa familje të viktimave i bënë presidentit, Joe Biden. për të deklasifikuar dokumentet, duke thënë se ai nuk duhet të merrte pjesë në ceremonitë përkujtimore të së shtunës në Nju Jork, nëse nuk ishte i përgatitur t’i publikonte ato.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!