×
  • Lajme
  • Botë

    Terroristi Tarrant në nëntor qëndroi në Bullgari, nisin hetimet

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 20:56

    Autoritetet bullgare njoftuan sot se janë duke hetuar arsyet e qëndrimit të  terroristit Tarrant në Bullgari në nëntor të vitit 2018, i cili sulmoi dy xhami në Zelandën e Re duke lënë të vdekur 49 persona.


    “Agresori i dyshuar, një shtetas australian 28 vjeç i cili bëri masakër në dy xhami të qytetit të Christchurch gjatë faljes së namazit, ka qëndruar në Bullgari nga data 9 deri më 15 nëntor 2018”, njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Tsatsarov, transmeton Reporteri.net.

    Prokuroi pohoi se ndërkohë ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse versioni i tij, sipas së cilit ai dëshironte të zbulonte qendrat historike dhe të studionte historinë e vendeve të Ballkanit është i saktë apo nëse ai kishte objektiva të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!