×
  • Lajme
  • Botë

    Filluan ndërtimin para 5 ditësh, spitali kinez me 1000 shtretër hapet sot

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 19:47

    Spitali i parë për të luftuar koronavirusin, është hapur sot në një qytet të Kinës, pasi punëtorët dhe vullnetarët bën të mundur që për vetëm pesë ditë të shndërrojnë një ndërtesë boshe në një institucion urgjence me 1000 shtretër.


    Grupi i parë i pacientëve me koronavirus u transferua në Qendrën Mjekësore Rajonale Mountain Dabie Mountain rreth orës 10:30 pasdite me kohën lokale sot, raportojnë media lokale, transmeton Reporteri.net.

    Projekti ishte i plotë brenda 5 ditëve u bë falë përpjekjes së përbashkët të stafit nga firmat e ndërtimit, ndërmarrjeve të shërbimeve dhe policëve paramilitare, tha autoriteti i qytetit.

    Vlen të theksohet se deri të hënën, të gjitha shtretërit ishin vendosur nga vullnetarët, dhe uji, energjia elektrike dhe interneti ishin instaluar gjithashtu, sipas qeverisë së Huanggang.

    Spitali që do të marrë emrin Houshenshan, po ndërtohet në pjesën perëndimore të qyteti Ëuhan, ku edhe shpërtheu coronavirus që ua mori jetën të paktën 100 personave dhe infektoi 2,800 tjerë në katër vende të ndryshme të botës.

    Ndryshe, Kina është goditur nga një virus i tmerrshëm që po merr shumë jetë. Shteti gjendet në një situatë kaotike, pasi përhapja është në nivele të frikshme./Reporteri.net


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!