×
  • Lajme
  • Botë

    Gazeta serbe: Amerikanët u përpoqën ta vrisnin Vuçiqin

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 16:38

    Aleksandar Vuçiq, sot Presidenti i Republikës së Serbisë, më 23 prill 1999 ishte Mnistër i Informacionit në Qeverinë e Serbisë dhe në natën kur NATO bombardoi ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë, ai ishte planifikuar të ishte prezent aty.


    Gazteta serbe “Alo!”  20 vjet më vonë, ka publikuar një dokument përmes të cilit gazeta pretendon se ka pasur një plan për ta joshur Vuçiqin, në atë kohë ministër i Informacionit, në ndërtesën e RTS vetëm për të vdekur gjatë bombardimeve, transmeton Reporteri.net.

    “Alo” shkruan se figura kyçe në konspiracionin e dyshuar nga Shtetet e Bashkuara ishte Larry King, kreu i njohur i emisionit televiziv në CNN “Larry King Live”.

    “Konfirmoj se ministri Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në CNN në programin Larry King të premten, më 23 prill 1999, në tre të mëngjesit (Beograd) në një intervistë të drejtpërdrejtë. Intervista do të zhvillohet në ndërtesën e RTS në Beograd,” thotë një dokument që “Alo” e ka përshkruar si dëshmi për të provuar se “amerikanët u përpoqën ta vrisnin Vuçiqin”.

    “Fakti është, se megjithatë Vuçiq kurrë nuk u paraqit atje atë natë. “Vuçiq kurrë nuk donte të fliste për këtë”, thotë një burim i gazetës.  Arsyeja pse ai kurrë nuk donte të fliste për këtë është se ishte mjaft i sigurtë se, Sllobodan Millosheviq e dinte se bombarduesit do të godasin edhe ndërtesën RTS.

    Lidhur me letrën e Larry King për intervistën e Vuçiqit, në atë pjesë të dokumentit të paraqitur nga “Alo!” nuk është askund data e dërgimit të dokumentit.

    Këto pretendime së fundmi janë paraqitur edhe në një dokumentar serb. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!