×
  • Lajme
  • Botë

    Hedhen dyshime se videoja e famshme e shpërthimit në Bejrut ishte montazh

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 12:22

    Dy ditë më parë është publikuar një raport i Cyberpol – kompani private e hulumtimeve, e cila ka paraqit shumë të dhëna në një hulumtim i cili tregon se videoja e famshme e shpërthimit në Beirut dyshohet të jetë montazh.


    Ky hulumtim është bërë nga detektivi privat Alex, i cili ka thënë se është i vetëdijshëm se çështja që ka ngritur nëse është dëshmi e rreme ka të bëjë me vepër penale dhe se për çdo gjë është i gatshëm të përgjigjet para gjykatës.

    Alex ka paraqitur metodat me të cilën është bërë video. Ai po ashtu ka paraqitur edhe imazhet negative të shpërthimit.

    Ai pohon se ka arritur në përfundim që padyshim në rastin e Beirutit, po flasim për një video të rreme, e cila është bërë sipas metodës ‘Antiforensic’ duke përdorur programe të redaktimit të videove dhe kompjuterëve.

    “Në të njëjtën kohë, për konkluzione më të hollësishme është e nevojshme të kryhen kontrolle shtesë hetimore digjitale mjeko-ligjore shtesë dhe është shumë e dëshirueshme që të keni qasje në videon origjinale”, ka deklaruar Alex.

    Për këtë ka shkruar edhe CNN, të cilët kanë deklaruar se regjistrimet origjinale në të cilat është mbështetur videoja kanë ardhur nga një prej punonjësve të tij, njohës i mediave sociale Mehsen Mekhtfe, i cili po shëtiste pranë portit të Beiruti në ditën e shpërthimeve.

     Ai fillimisht e postoi videon në profilin e tij në Twitter. Regjistrimet e tij u manipuluan nga një përdorues tjetër i cili shtoi efektin negativ dhe raketën e supozuar.

    Sipas CNN, Mekhtf, u ka thënë atyre se shumë njerëz i kanë thënë se videoja e ngarkuar një YouTube është e ngjashme me të tijën, por që nuk ishte e vërtetë, teksa ai pohon që e ka origjinalin dhe se ajo video që ka ai nuk paraqet një raketë.

    “Theksoj se nuk pashë një raketë sipër meje dhe nuk dëgjova një avion ose një dron”, u shpreh punonjësi i CNN.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!