×
  • Lajme
  • Botë

    Kalimtarja u largua e qetë, para se makina që humbi kontrollin në borë të godiste një shtyllë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 15:12

    Makina që humbi kontrollin në një rrugë me borë në Yakutsk të Rusisë, ka mundur ta godiste edhe një kalimtare që ndodhej në afërsi.


    Por, ajo u largua e qetë dhe nuk bëri panik, kur makina që po lëvizte së prapthi qëlloi shtyllën dhe e rrëzoi në anën tjetër, transmeton Telegrafi.

    Ngjarja që ndodhi në të ftohtë që arrinte deri në minus 39 gradë Celsius, nuk dihet nëse e ka lënë ndonjë të lënduar.

    Autoritetet e sigurisë në atë regjion, kërkojnë të bëhet kujdes gjatë vozitjes, për shkak të motit të ftohtë dhe rrugëve të papërshtatshme.

    Në të njëjtën kohë, kërkohet që të makinat të kenë nivelin e duhur të sigurisë, që të përshtaten me kushtet e rrugëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!