×
  • Lajme
  • Botë

    Kamala Harris do të jap dorëheqje nga pozita e Senatit

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 18:09

    Senatorja amerikane, Kamala Harris, do të jap dorëheqje nesër në Senat.


    Në mënyrë që të përgatitet për inaugurimin e planifikuar për 20 janar, sepse do të kryejë funksionin e nënpresidentit të SHBA-së.

    Guvernatori i Californisë, Gavin Newsham ka zgjedhur Sekretarin e Shtetit të atij shteti federal, Alex Padilla, për ta zëvendësuar në Senat, raporton cnn.

    Harris fitoi një vend në senat në nëntor të vitit 2016 dhe u betua në janar 2017. Në atë kohë, Harris ishte prokurore e përgjithshme e Californisë.

    Harris bëri histori gjatë gjithë karrierës së saj, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë në Californi që shërbeu si senatore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!