×
  • Lajme
  • Botë

    Kandidon për këshillin Bashkiak në New York, Marko Kepi e kap hajnin i vetëm

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 18:07

    Marko Kepi po kalonte të dielën duke punuar në fushatën e tij si kandidat i Këshillit të qytetit të Mid-Island ku hasi një hajdut që po kryente vjedhje.


    Një person kishte hyrë në një makinë, mori një çantë dhe u largua duke vrapuar. Kepi dhe të tjerët nisën ta ndiqnin.

    “Ai u përpoq të më ikte por e kapa dhe kapa çantën e tij. I thashë: Nuk ke për të shkuar askund derisa të vijë policia”, rrëfen Kepi për median amerikane.

    Vlen të theksohet se manovra e kandidatit shqiptar për Këshillin Bashkiak të New York-ut nuk ishte një veprim spontan. Kepi është një marins i përgatitur i cili ka qenë pjesë e “United States Marine Corp”.

    Hajduti u identifikua nga policia si Amir Asep, 21 vjeç dhe çanta që grabiti i përkiste të fejuarës së Kepit, Era Kovanxhi. Por për shqiptaro-amerikanin nuk ishte shqetësim çanta që kishte brenda vetëm porotofolin dhe sende personale, por fakti që hajduti nuk e kishte problem ta bënte këtë vepër në mes të ditës dhe para shumë njerëzve.

    Asep ndërkaq kishte precedentë penale sërish për grabitje.

    “Mendoj se njerëzit e kuptojnë atë që kalojnë oficerët e policisë, veçanërisht kur duart e tyre janë të lidhura nga ligji. Kjo u jep keqbërësve shumë të drejta, është pothuajse e pakuptimtë ti arrestoni sepse do të keni të drejtë”, tha Kepi duke shtuar se Asep i tha të njëjtën gjë kur u arrestua.

    “Ai u tha policëve ‘vetëm më lini të shkoj sepse derisa të keni mbaruar me dokumentet unë do jem liruar’, kujton Kepi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!