Koronavirusi, Gjermania mbyll kufijtë me Francë, Zvicrën dhe Austrinë

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Gjermania njoftoi se do të mbyllë kufijtë e saj me Francën, Zvicrën dhe Austrinë.


Masa futet në fuqi në orën 8 mëngjesit të së hënës (në 16 mars).

Siç raporton Bild, lëvizja e mallrave do të vijojë. Aktualisht, Gjermania ka regjistruar 5072 raste me Covid-19 deri më tani.

Disa nga Landet në Gjermania kanë mbyllur shkollat dhe ka forcuar masat për luftën kundër koronavirusit.

Ndërkohë Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar më herët se në të gjithë vendin mund të infektohen deri në 70% e popullsisë.