×
  • Lajme
  • Botë

    Kurdët ndjehen të tradhtuar, shajnë dhe gjuajnë me patate në drejtim të trupave amerikane

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 19:16

    Ky është momenti kur kurdët hodhën patate dhe sulmuan një kolonë të trupave amerikane ndërsa kaluan nëpër një qytet Sirian gjatë rrugës për në Irak.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në disa pamje shfaqen automjete të blinduara që kalojnë në qytetin e Qamishli dhe banorët duke bërtitur ‘No America’ dhe ‘America gënjeshtar’, në anglisht. Klipi më pas tregon banorët që hidhnin patate në drejtim të kolonës.

    “Ashtu si minjtë, Amerika po ikën”, thirri një njeri në arabisht, sipas një përkthimi të klipit.

    Siç thuhet tutje, një tjetër burrë shante dhe fliste për foshnjat në zonat e mbajtura kurde që kanë vdekur në ofensivën turke.

    Kurdët thuhet se u çuditën kur presidenti Donald Trump dy javë më parë befas vendosi të tërheqë trupat amerikane nga zonat kufitare, duke braktisur luftëtarët e tyre aleatë të mbështetur nga kurdët përpara operacionit të Turqisë.

    Më shumë se 1.000 trupa amerikane u tërhoqën në Irak herët të hënën, urdhëruar nga Presidenti Donald Trump që të largohen nga verilindja e Sirisë, gjë që bëri të mundur sulmin e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në vend.

    Ndërkohë, po sipas DailyMail, në pamjet e tjera, më shumë se 100 automjete mund të shihen duke kaluar nga maja verilindore e Sirisë në vendkalimin kufitar Sahela në provincën veriore të Irakut, Dohuk.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!