×
  • Lajme
  • Botë

    Menduan se ishin bandë kriminale, ushtarët “masakrojnë” familjen e pafajshme

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 11:38

    Ushtria braziliane njoftoi sot se 10 ushtarë të dyshuar se qëlluan mbi një familje të pafajshme duke menduat se ishte bandë kriminale, u arrestuan/


    Sipas stacionit televiziv brazilian TV Globo, ushtarët, me mendimin se kjo familje ishin anëtarë të një bande kriminale që kishin qëlluar mbi ta më parë, hodhën breshëri plumbash drejt veturës së tyre, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.

    Evaldo dos Santos Rosa të dielën ishte në veturë  me vajzën e tij shtatëvjeçare, gruan, njerkën dhe një grua tjetër, kur ushtarët dyshohet se filluan të qëllonin me ta, sipas të afërmve. Babai dhe një kalimtar që u përpoqën të ndihmonin u lënduan, por pjesa tjetër e familjes shpëtoi. Elvado, 46 ​​vjeç, vdiq nga plagët. Ushtarët gjuajtën të paktën 80 plumba në drejtim të makinës.

    Anëtarët e forcës ushtarake janë akuzuar për shpërfillje të rregullave të shërbimit, dhe rasti i tyre do të ndiqet penalisht nga gjyqësori ushtarak, njoftuan nga ushtria.

    Sipas Reuters, incidenti theksoi  në plan të parë pjesëmarrjen në rritje të ushtrisë në sigurinë publike në Brazil, ku dhuna e bandave në vitin 2017 çoi në një numër rekord prej 64,000 vrasjesh. Thuhet se gjatë viteve të fundit, Brazili është mbështetur në ushtrinë që merr përsipër ligjin dhe rendin nga forcat policore dobët të trajnuara dhe financiarisht të dobëta. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!