×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel: Sulmet verbale të Trumpit, në kundërshtim me atë që e bën Amerikën madhështore

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 22:39
    From L-R, Canadian Prime Minister Justin Trudeau, German Chancellor Angela Merkel, U.S. President Donald Trump and Italian Prime Minister Paolo Gentiloni pose for a family photo during the G7 Summit in Taormina, Sicily, Italy, May 26, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst - RTX37RET

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i dënoi sulmet verbale të presidentit amerikan, Donald Trump, kundër katër kongresisteve me ngjyrë, duke thënë se ato “janë në kundërshtim me atë që e bën Amerikën madhështore”.


    “Unë distancohem fuqishëm nga sulmet dhe shpreh solidaritet me gratë”, tha Merkel në një konferencë për gazetarët në Berlin.

    “Sipas mendimit tim, forca e Amerikës qëndron në atë se njerëzit me origjina të ndryshme kontribuojnë në madhështinë e vendit”, shtoi Merkel.

    Të dielën, Trump u tha katër kongresisteve amerikane – që të gjitha qytetare të SHBA-së – “të kthehen” në vendet e tyre të origjinës.

    Edhe pse komentet e tij janë cilësuar si raciste dhe janë dënuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, Trump i ka përsëritur deklaratat e tij.

    “Nëse nuk jeni të lumtura këtu, ju mund të largoheni”, ka thënë Trump të martën, transmeton REL.

    Deklaratat e tilla kundër kongresisteve: Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib kanë nxitur edhe reagim ndërkombëtar.

    Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, i ka cilësuar ato si “krejtësisht të papranueshme”.

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se ajo “absolutisht nuk pajtohet” me Trumpin.

    Trump ka shkruar në Twitter se “nuk ka kockë raciste” në trupin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!