×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel thotë se jemi ende në fillim të pandemisë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 10:14

    Gjermania po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 shtetet rajonale, tha kancelarja Angela Merkel.


    Ajo porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse, shkruan Reuters.

    “Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve, transmeton Reuters.

    Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Gjermani janë regjistruar gjithsej 181,293 raste me COVID-19, dhe 8,408 viktima.

    Të hënën u lehtësuan masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoraneve.

    Gjermania është zhytur në recesion, pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009.

    Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!