×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri i krishterë dhe dy djemtë e tij bëjnë tatuazhe në nderim të viktimave myslimane në Christchurch

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 14:49

    Një ministër i krishterë dhe dy djemtë e tij kanë bërë tatuazhe në nderim të viktimave të sulmit terrorist në Christchurch.


    Blair Stirling dhe djemtë e tij Harrison, 21 vjeç, dhe Reid, 19 vjeç, në duart e tyre kanë bërë tato me një domethënie mjaft të madhe. Ata në gjuhën angleze kanë shkruar fjalën  ‘stand’ dhe fjalën arabe për ‘së bashku’.

    “Ne dëshironim të kujtojmë ata që humbën tragjikisht jetën e tyre pavarësisht nga përkatësia etnike dhe besimi i tyre,” tha Harrison  për Daily Mail Australia, transmeton Reporteri.net

    “Ky Tattoo shërben si një kujtesë e përhershme se të gjithë jemi njësoj. Tatuazhi na mban përgjegjës  për mënyrën se si flasim, veprojmë dhe trajtojmë të tjerët”, tha ai. “Unë mendoj se është e rëndësishme të pranojmë se kur fatkeqësia godet kaq tragjikisht, njerëzimi është zhveshur nga bazat – por në çfarëdo që beson, dashuria  sërish është në thelb”.

    ‘Tatuazhi ma përkujton mua se dashuria duhet të jetë gjithmonë në ballë të mendjes dhe veprimeve të mia’, shprehet më tutje ai.

    Ky është tatuazhi i parë për Blair Stirling, i cili është ministër i krishterë në Christchurch dhe është gjithashtu një punonjës social. Ndërsa familja e tij nuk u prek drejtpërdrejt nga sulmet në dy xhami të premten e kaluar, që rezultoi me vdekjen e 50 besimtarëve myslimanë, zoti Stirling tha se komuniteti duhet të bëhet bashkë në këso raste tragjike./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!