×
  • Lajme
  • Botë

    Nambia do të shesë 170 elefantë për shkak të thatësisë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 11:19

    Autoritetet e Namibisë kanë vendosur të nxjerrin në ankand 170 elefantë për t’i shitur për shkak të thatësirës në këtë vend.


    Siç thekson BBC, Ministria për Mbrojtjen e Mjedisit, Pylltarisë dhe Turizmit të Namibisë bëri të ditur se në ankand do të shesë 170 elefantë, për shkak të thatësirës si dhe për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të elefantëve ndaj njerëzve.

    Ministria po ashtu tha se është e nevojshme të zvogëlohet popullata në rritje e elefantëve në vend, duke shtuar se ankandi që do të mbahet më 29 janar është i hapur për të gjitha kompanitë vendase dhe të huaja që plotësojnë kushtet e nevojshme.

    Autoritetet namibiane nxorën të paktën 1.000 kafshë në shitje vitin e kaluar me arsyetimin se ato ishin në rrezik të urisë.

    Namibia është vendi i katërt në botë me popullsinë më të madhe të elefantëve pas Botsvanës, Zimbabves dhe Zambias./AA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!