×
  • Lajme
  • Botë

    Në Britani, arrestohet 37-vjeçarja që pajisi me 500 pasaporta grupet kriminale shqiptare

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 19:06

    Një 37-vjeçare shqiptare është arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar grupe kriminele shqiptare që të pajisen me 500 pasaporta britanike.


    Arrestimi i saj është bërë nga Agjencia Kombëtare e Krimit në kuadër të një operacioni që synonte identifikimin e një rrjeti kriminal që lehtësonte dhënien e shtetësisë dhe pasaportave britanike, si dhe pastrimin e parave për kriminelët.

    Teksa emri i 37-vjeçares shqiptare nuk bëhet i ditur, mësohet se ajo jeton në Ilford.

    Policia britanike beson se ky rrjet i ka ofruar shërbime kriminelëve, përfshirë trafikantëve të njerëzve dhe drogës, apo edhe rrëmbyesve, transmeton Top Channel.

    Gruaja, e cila dyshohet se kishte ngritur një biznes me identitet fals dhe ka ndihmuar në pajisjen me pasaporta në qindra raste u arrestua nën akuzën e mashtrimit.

    Agjencia Kombëtare e Krimit bën me dije se ajo është e lënë lirë, teksa hetimet po vijojnë.

    “Ne besojmë se ky rrjet i ka ofruar kriminelëve një mënyrë për të marrë pasaporta në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dhënë atyre mjetet për të kryer krime të rënda dhe për të lëvizur nën radarin e zbatimit të ligjit”, u shpreh Andrea Wilson, kreu rajonal i Agjencisë Kombëtare të Krimit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!