×
  • Lajme
  • Botë

    Në përvjetorin e 11 shtatorit, sulmohet me dron baza amerikane në Irak

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 13:11

    Mediat irakiane raportojnë se një bazë ushtarake amerikane e vendosur shumë pranë aeroportit të Erbilit në Irak u sulmua nga një dron ditën e shtunë.


    Sulmi ndaj amerikanëve në rajonin kurd përkoi me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimeve, ky është sulmi i dytë ndaj kësaj baze brenda një muaji.

    Shërbimi i brendshëm i sigurisë në rajonin autonom më herë raportoi se 3 raketa ranë shumë pranë aeroportit.

    Nuk raportohen të lënduar nga ky sulm, ndërkohë që dëshmitarët bëjnë me dije se shpërthimet gjatë së shtunës ishin shumë të fuqishme. /a2news

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!