×
  • Lajme
  • Botë

    Në Singapor lind fëmija me antitrupa kundër COVID-19

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 9:34

    Një grua nga Singapori, e cila ishte e infektuar me coronavirus gjatë muajit mars kur ishte shtatzënë, ka lindur një fëmijë me antitrupa kundër virusit – kjo mund të ofrojë një të dhënë të re nëse infeksioni mund të transferohet nga nëna tek fëmija.


    Sipas medieve të huaja, foshnja lindi këtë muaj pa COVID-19 por me antitrupa virusesh.

    “Mjeku im dyshon se gjatë periudhës së shtatzënisë, unë i kam transferuar tek foshnja antitrupat e mi”, tha Celine Ng-Chan.

    Bazuar në raportimet lokale, Ng-Chen kishte qenë lehtësisht e sëmurë nga sëmundja derisa u lëshua nga spitali pas dy javë e gjysmë.

    Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se ende nuk dihet nëse një grua shtatzënë me COVID-19, mund ta kalojë virusin tek foshnja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!