×
  • Lajme
  • Botë

    Nënat e Srebrenicës qajnë nga gëzimi dhe falënderojnë Zotin për dënimin e Karaxhiqit

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 16:52

    Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, sot  ishin  mbledhur nënat e Srebrenicës, ku në sallën e memorialit të këtij kompleksi po ndiqej seanca ndaj “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiq.


    Shpresa e tyre se Karaxhiq do të dënohet me burgim të përjetshëm, është realizuar. Ata vunë në dukje se ky është minimumi i drejtësisë.

    Shumica prej tyre u ngritën në këmbë duke duartrokitur nga lumturia. Pati gjithashtu edhe lotë gëzimi, transmeton Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!