×
  • Lajme
  • Botë

    Ngjarje tragjike: Vritet me thikë një 30-vjeçare

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 10:56

    Një 36-vjeçar është arrestuar nën dyshimet se ka vrarë një grua duke e therë me thikë derisa ajo ishte në shtëpinë e saj, shkruan Daily Mail.


    Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë, derisa policia është njoftuar pak para orës 3 të mëngjesit për rastin.

    Vrasja ka ndodhur në një shtëpi në Rochdale, Manchester, derisa, shërbimet emergjente kanë bërë të ditur se gruaja besohet të jetë rreth të 30-tave.

    Shefi i hetuesisë, Howard Millington ka ngushëlluar familjen për rastin.

    “Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e kësaj vajze të re e cila fatkeqësisht u gjete e vdekur këtë mëngjes”, tha ai, duke bërë të ditur se kanë ndaluar një person derisa ende po qëndrohet në vend të ngjarjes për të vazhduar hetimet për të kuptuar rrethanat e vdekjes. /GazetaExpress

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!