×
  • Lajme
  • Botë

    Numri i të prekurve nga coronavirusi në Indi shkon në gati gjashtë milionë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 9:31

    India raportoi 88 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 5.9 milionë, bazuar në të dhënat zyrtare.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se rreth 1,124 persona ndërruan jetë si pasojë e COVID-19 brenda 24 orëve të fundit. Ndërkohë, shifra e përgjithshme e viktimave u rrit në 94 mijë.

    India njëherësh është edhe vendi i dytë në botë më i goditur nga coronavirusi, pas SHBA-së e cila ka regjistruar deri më tani shtatë milionë të infektuar.

    Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se numri i viktimave nga COVID-19 mund të arrijë deri në 2 milionë, së paku deri në gjetjen e një vaksine kundër COVID-19.

    Thuajse 1 milion persona kanë humbur jetën në mbarë botën që nga shpërthimi i pandemisë në dhjetor të vitit të shkuar në Kinë, teksa numri i rasteve të të infektuarve ka arritur në 32 milionë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!