×
  • Lajme
  • Botë

    Për shkak të kësaj vajze Serbia ka futur dënimin me burg të përjetshëm në Kodin e ri Penal

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 17:54

    Tiana Juriq nga Subotica, ishte vetëm 15 vjeçe, në shkollë të mesme dhe e kishte jetën përpara. Të gjitha planet dhe dëshirat e saj u ndërprenë brutalisht nga Dragan Gjuriq (34), një kasap nga fshati Surçin i Beogradit.  I gjatë dy metra dhe me peshë 100 kilogramë ai përdhunoi dhe vrau një vajzë të brishtë dhe të butë dhe më pas e hodhi në një thertore të braktisur.


    Vdekja e saj e tmerrshme në verën e vitit 2014 ka tronditur gjithë Serbinë. I gjithë vendi mbajti zi për fatin e kësaj vajze të brishtë, transmeton Reporteri.net.

    Tiana Juriq u vra natën ndërmjet 25 dhe 26 korrikut. Ajo u zhduk në afërsi të Qendrës Sportive në Bajmoku ku po shikonte ndeshjen e futbollit me miqtë e saj. Kur përfundoi turneu, ajo erdhi në shtëpi me dy miq, por u kthye sërish në fushën e futbollit për këmishën që kishte harruar. Pastaj u zhduk.

    Related image

    Miqtë e pritën, por ajo nuk u kthye. Një orë më vonë, ata e kërkuan kudo nëpër sheshin e lojërave dhe pastaj në orën 1.30, raportuan zhdukjen në polici. Ata gjetën aty disa gjëra të saj, kështu që policia erdhi në përfundim se ishte rrëmbyer. Tijana me vete kishte një celular. Sinjali i fundit nga telefoni celular i Tijanës u kap një orë ose një orë e gjysmë pas zhdukjes rreth dy kilometra nga kufiri me Hungarinë, transmeton Reporteri.net.

    Policia e kërkoi për ditë të tëra, por për fat të keq, familja, miqtë dhe gjithë rajoni që e ndoqën rastin dhe shpresonin ta gjenin atë të gjallë, morën lajmin e keq.

    Trupi i saj u gjet 13 ditë më vonë në një deponi të improvizuar 23 kilometra nga vendi ku ishte rrëmbyer në Bajmok. Vrasësi i saj, kasapi Dragan Gjuriq, u zbulua së shpejti.

    Ai i tha policisë se ishte i dehur kur takoi Tijanën.

    “Nuk e dija as si quhej. E mbylla në makinë dhe ajo filloi të thërriste për ndihmë. Ajo e thirri policinë. Ia mbylla gojën dhe i thashë të heshtë”, kishte rrëfyer ai në polici.

    Ai e përdhunoi atë dhe trupin e saj të zhveshur e varrosi.

    Related image

    Një vit më vonë ai u dënua me një dënim maksimal prej 40 vjet burg. Babai i Tijanës, Igor Juriq, në një nga intervistat  e tij tha se gabimi më i madh i vajzës së tij ishte se ajo qëlloi në vendin e gabuar në kohën e gabuar. “Vrasësi nuk e kishte takuar atë kurrë më parë. Ai po kërkonte për viktima atë natë dhe kjo, fatkeqësisht, ishte Tijana jonë”, kishte rrëfyer dikur ai.

    Në vitin 2017, babai i Tijanës ndërmori një iniciativë për të futur dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e fëmijëve dhe nisi Fondacionin me emrin e vajzës së tij. Ai ia arriti këtij qëllimi. Pas votimit në Kuvend, Serbia e shfuqizoi dënimin me burgim për 30 deri në 40 vjet dhe ndryshoi Kodin Penal duke futur dënimin me burg të përjetshëm për krimet më serioze që përfshijnë vrasje të rënda, përdhunim, marrëdhënie seksuale me të mitura, etj. /Reporteri.net

    Image result for tijana juric

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!