×
  • Lajme
  • Botë

    Për të karteli i drogës “dogji” qytetin, kush është djali i famëkeqit El Chapo

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 13:59

    Ovidio Guzman Lopez është arrestuar ditën e sotme nga policia, por vetëm për pak kohë pasi banda e tij e ka liruar menjëherë.


    Policia është detyruar që të liroje 28-vjeçari, pasi karteli i drogës i kishte vënë flakën qytetit dhe e kishin shumë të vështirë që të largoheshin pa viktima.

    Kush është Ovidio Guzman Lopez?

    Ovidio Guzman Lopez është djali i famëkeqit të drogës Joaquin Guzman, i cili njihet si “El Chapo”.

    28-vjeçari është një nga katër fëmijët nga martesa e dytë e babait të tij.

    Chapo kishte edhe dy gra të tjera dhe të paktën gjashtë fëmijë të tjerë, sipas raportimeve.

    Ovidio është udhëheqësi i kartelit të fuqishëm Sinaloa. Ai dhe vëllai i tij i madh Ivan morën nën kontroll bandën e drogës pasi babai i tyre u kap dhe u ekstradua në SHBA në 2017.

    Djemtë, të cilët njihen në vend si “Los Chapitos”, më parë mendohej se ishin në luftë me një nga themeluesit e organizatës, Ismel “El Mayo” Zambada i cili donte që ata të largoheshin nga organizata.

    Sinaloa Cartel është e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe bandë krimi e organizuar, e cila u krijua në fund të viteve 1980.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!