×
  • Lajme
  • Botë

    Policia publikon pamjet e tmerrshme: Infermierja abuzon rëndë me një të moshuar

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 10:01

    Ajo duhej të kujdesej për 69-vjeçaren gjysmë të lëvizshme, por pamjet nga kamerat e vëzhgimit zbuluan se si e maltretonte të moshuarën.


    Policia britanike postoi në Twitter një video tronditëse që tregon abuzimin me një të moshuar, pasi gjykata dënoi infermieren 29-vjeçare nga video me gjashtë muaj burg.

    Jenny Dady duhej të kujdesej për 69-vjeçaren gjysmë-lëvizëse Liz Youngs, por video nga kamera e vëzhgimit zbuloi se në vend të kësaj ajoi  tërhoqi flokët, dhe e goditi në fytyrë.

    Gjatë verës së vitit 2019, vajza e gruas nga videoja, Corrina Cunningham, e cila jetonte me të në një shtëpi në Norkfolk, u shqetësua për dëmtime të lehta të tilla si mavijosje dhe flluska që ajo vuri re tek nëna e saj.

    Ajo vendosi të instalonte kamerën në dhomë që do të kapte çdo lëvizje.

    Pasi infermierja u dënua, familja donte të ndante pamjet për të njoftuar publikun për raste si kjo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!