×
  • Lajme
  • Botë

    Politikani serb Nenad Çanak akuzon Rusinë për vrasjen e Zoran Gjingjiqit

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 23:15

    Politikani nga Serbia, Nenad Çanak, ka folur mbrëmë në një debat politik për skenën aktuale politike në Serbi dhe problemet me të cilat ky vend po ballafaqohet.


    Ai fillimisht diskutoi për thashethemet se në Serbi duhet bërë i obligueshëm vaksinimi kundër coronavirusit, transmeton Telegrafi.

    E më pas kujtoi edhe momentin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq – duke mos pasur fare dilemë që në vrasjen e shefit të ekzekutivit janë të përfshirë rusët.

    Kur u pyet se kush sipas tij mund të jetë i përfshirë në ekzekutimin e kryeministrit serb, Çanak tha shkurt: “inspiruesit politikë të vrasjes vijnë nga Rusia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!