×
  • Lajme
  • Botë

    Portugalia voton për Presidentin

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 17:43

    Pavarësisht izolimit nga pandemia, portugezët iu drejtuan të dielën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.


    Marselo Ribelo de Suza pritet të fitojë një tjetër mandat pesëvjeçar në krye të shtetit.

    Përballë tij janë dy rivalët, populisti, Andre Ventura, dhe socialistja, Ana Gomes.

    Kandidatët kryesorë rrezikojnë të shkojnë në balotazh nëse pjesëmarrja do të jetë e ulët për shkak të pandemisë, problem që e vunë në pah edhe qytetarët përpara votimit.

    “Këto janë zgjedhje të veçanta dhe mbi gjitha të rëndësishme për të treguar se nuk i frikësohemi ujkut të madh, koronavirusit, prandaj vura maskën e Kësulëkuqes. Rezultati nuk do jetë surprizë e madhe, por votuesit duhet të vijnë dhe të këndojnë himnin e demokracisë.”

    “Edhe pse duhet votuar edhe në izolim, nuk ka shumë kuptim të dalim dhe të vijmë këtu bashkë me mijëra të tjerë në të njëjtin vend.”

    Portugalia po kalon një periudhë të dytë izolimi kombëtar për të limituar pasojat e kovidit-19, sëmundje që ka shkaktuar mbi 10 mijë viktima në vend.

    Analistët politikë presin që presidenti Ribelo de Suza të rikonfirmohet në detyrë, ndërsa ai vetë ka apeluar që të zgjidhet që raundin e parë për t’i kursyer vendit tri javë të tjera garë.

    Surprizë mbetet rezultati i ultradjathtistit 38-vjeçar, Andre Ventura, i cili gjatë fushatës ka thënë se dëshiron që ta shtypë të majtën politike dhe do të kërkojë zgjedhje të reja parlamentare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!