×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen pamjet: Ky është autori i sulmeve në Sri Lankë: Me çantë në shpinë bridhte rrugëve derisa hyri në kishë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 15:00

    Televizioni Sky News ka publikuar pamjet ku duket autori potencial i sulmeve terroriste në Sri Lankë.


    Në  videon që është bërë disa sekonda para sulmit shihet një  mashkull me ngjyrë të errët të lëkurës me një çantë në krahë duke shkuar drejt kishës.

    Videoja ndërpritet në momentin kur ai futet në kishë, transmeton Reporteri.net.

    Kujtojmë se në sulmet terroriste në këtë shtet kanë humbur jetën rreth 310 njerëz, gjersa rreth 500 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

    Shpërthimet ndodhën pikërisht në ditën kur po kremtoheshin Pashkët – në tri kisha, tri hotele luksoze në kryeqytet dhe një më të vogël në periferi. Sot, nëpër mediat e huaja qarkulluan informacionet se ky sulm terrorist u bë në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit që ndodhi javë më parë në Zelandën e Re, kur më 15 mars në qytetin e Christchurch, 50 besimtarë myslimanë u vranë në sulmet që ndodhën brenda dy xhamive të qytetit. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!