×
  • Lajme
  • Botë

    Qe 15 vite në koma, “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite më në fund tregon shenja jete

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 15:43

    Një princ saudit i cili ka qenë në koma për rreth 15 vjet më në fund ka treguar shenja shprese për familjen e tij këtë javë.


    Princi i quajtur edhe si “princi i fjetur”  Al-Waleed bin Khalid Al-Saud ka treguar shenja shërimi, megjithëse ishte në koma për 15 vjet, duke tundur dorën në përgjigje të dikujt që bisedonte pranë shtratit të tij.

    Kjo shihet në një video të publikuar këtë javë në media, transmeton Reporteri.

    Revista Al Afkar publikoi pamjet ku shihet princi iu përgjigj tezes së tij, Princeshës Noura Bin Talal Bin Abdel Aziz, duke lëvizur gishtat e dorës së tij të djathtë.

    Sidoqoftë, nuk është hera e parë që ai ka pasur një reagim të këtij lloji, sepse megjithëse ka dhënë shenja, këto janë të zakonshme në gjendjen e tij.

    Ai ishte 18 vjeç kur pësoi një aksident të rëndë automobilistik në Londër. Që nga viti 2005, Al Walid bin Khalid bin Talal al Saud ka rënë në koma, gjersa prindërit e tij kanë refuzuar ta shkëpusin nga aparatura që e mban në jetë.

    “Princi i fjetur” është bërë një simbol në sallat e spitalit. Për më shumë se një dekadë, ai u mbajt në një njësi të kujdesit intensiv në një spital në Rijad. Megjithatë, katër vjet më parë, ai u transferua në banesën e familjes.

    Në janar, vëllai i tij Mohamed, mohoi vdekjen e Al Walid në Twitter. Vitin e kaluar, familja postoi në rrjete sociale një video ku u tha se ai kishte lëvizur kokën./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!