×
  • Lajme
  • Botë

    Qindra të arrestuar në SHBA, protestat kundër vdekjes së njeriut me ngjyrë në ditën e pestë

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 15:14

    Protestat e dhunshme që po zhvillohen prej pesë ditësh në Shtetet e Bashkuara, kanë bërë që të arrestohen qindra protestues.


    Gjithçka filloi pasi burri me ngjyrë George Floyd, është mbytur mizorisht nga një polici që ia ndau frymën, duke ia vënë gjurin në fyt derisa po e arrestonte, transmeton Telegrafi.

    Associated Press raporton se deri më tani, janë arrestuar 1,699 persona, në 22 shtete të ndryshme, ku po zhvillohen protestat. Rreth një e treta e arrestimeve, janë kryer në Los Angeles, ku u ndezën zjarre të shumta në pjesë të ndryshme të qytetit.

    Në shumicën e rasteve, policia e ka të pamundur t’i ndalojë protestuesit, që tregohen shumë agresiv, derisa provojnë t’ju kundërvihen forcave të rendit.

    Pamjet shqetësuese të shpërndara më herët, e tregojnë një protestues që e grabitë një armë nga një makinë policore, që ishte përfshirë nga flakët. Të pranishmit mbetën të frikësuar, me atë që do të ndodhte më pas, por nuk është shkrepur asnjë plumb.

    Gjendja në rrugët e shumicës së Shteteve të Bashkuara ka dalë prej kontrolli, derisa në protesta kundër racizmit po marrin pjesë edhe njerëz të tjerë që kanë pakënaqësi me qeverisjen aktuale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!