×
  • Lajme
  • Botë

    Rritet numri i të vdekurve, për vetëm 20 minuta stuhia “shkatërron” zonën turistike

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 11:38

    Në gadishullin grek të Halkidikit, gjendje e jashtëzakonshme pasoi  pasi një stuhi  e rëndë që zgjati vetëm 20 minuta vrau shtatë turistë dhe la mbi 180 të plagosur.


    Karalambos Sterijadis, Drejtor i Mbrojtjes Civile në Greqinë Veriore, e përshkroi stuhinë si “një fenomen të pashembullt”, raporton BBC, transmeton Reporteri.net.

    Në terren janë mbi 100 pjesëtarë të shpëtimit. Gazeta “Nea” shkruan se skena të “shkatërrimit biblik” janë të dukshme pas stuhisë së fuqishme.

    Gjatë natës zjarrfikësit morën më shumë se 600 thirrje për ndihmë. Një dëshmitar okular i tha televizionit ERT se stuhia zgjati vetëm 20 minuta.

    Plazhet e ishullit duket sikur janë bombarduar nga drunjtë e shkulur dhe dëmet e shumta.

    Telefonat dhe interneti janë ndërprerë në ishullin e popullarizuar në mesin e turistëve/Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!