×
  • Lajme
  • Botë

    Sekuestrohen 4,5 tonë kokainë, me vlerë 1 miliard euro

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 21:56

    Shërbimi doganor i Gjermanisë ka sekuestruar 4,5 tonë kokainë të gjetur në një kontenier në Hamburg.


    Kontenieri po udhëtonte drejt Holandës, nga Uruguaji dhe ishte i mbushur me ‘sojë’.

    Por agjentët e doganave gjermane në qytetin portual të Hamburgut, gjatë kontrollit në kontenier zbuluan sasi të bollshme kokaine.

    Droga ishte e futur në 4,200 pako të fshehura në më shumë se 200 qese të zeza.

    Shërbimi doganor i Gjermanisë tha se vlera e ngarkesës është 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë).

    “Kjo sasi e madhe paraqet konfiskimin më të madh të kokainës në Gjermani,” konfirmuan autoritetet Gjermane.

    Ky konfiskim tejkalon rekordin e mëparshëm një konfiskim prej 3.8 tonësh, po në Hamburg, në vitin 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!