Shënohet rekord i lartë i largimeve nga puna në vendet e BE-së

Fillimi i vitit 2020 u shënua nga përhapja e pandemisë COVID-19, duke bërë që pothuajse të gjitha qeveritë anembanë botës të marrin masa kufizuese.


Për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të siguruar distancimin e njerëzve, shumë biznese u mbyllën përkohësisht dhe shumë punëtorë u mbyllën në shtëpitë e tyre.

Gjatë vitit të pandemisë, pesë kulme në numrin e mungesave nga puna u regjistruan në Bashkim Evropian: ato të zakonshmet e fillimit të muajit janar, mesit të gushtit dhe fundit të dhjetorit, si dhe dy kulme të tjera në muajt prill dhe nëntor.

Në muajin prill 2020, sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, 34 milionë më shumë mungesa u raportuan krahasuar me mesataren e viteve 2015-2019 të asaj jave. Edhe pse pak më e butë, një kulm i pestë ndodhi në muajin nëntor 2020, kur 6.7 milionë më shumë mungesa u regjistruan krahasuar me mesataren e viteve 2015-2019.

Rritja e mungesave nga puna në BE në vitin 2020 ishte kryesisht për shkak të rritjes së pushimeve të përkohshme nga puna. Nivelet e pushimeve nga puna të përkohshme ishin relativisht të qëndrueshme në rreth 0.5 milion njerëz para vitit 2020, me përjashtim të vitit 2009 kur u rrit në 1 milion njerëz.

Sidoqoftë, në tremujorin e parë të 2020-së, 3 milionë njerëz munguan në punë për shkak të pushimeve nga puna të përkohshme. Në tremujorin vijues, ky numër u rrit edhe më ashpër, me gati pesë herë dhe arriti në 13.8 milionë. Në tremujorin e tretë të 2020-së, numri i pushimeve nga puna të përkohshme ra në mënyrë të shpejtë në 2 milionë.