×
  • Lajme
  • Botë

    Shesheli flet për kërcënimet ndaj vajzës së Vuçiqit, i dalin lotët në emision

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 16:10

    Lideri i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel, në një emsion televiziv në në Serbi ka folur ndaj kërcënimeve që i janë bërë fëmijëve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.


    Ndërkohë që ka folur për këtë temë, Sheshelit i kanë dalur lotët. Ai është bërë emocional kur ka thënë se vetë nuk ka vajza, andaj vajzën e Vuçiqit e sheh si të tijën, transmeton Reporteri.net.

    “Për fat të keq, unë nuk kam vajza dhe vajzën e Vuçiqit, Milicën e shoh sikur të ishte vajza ime, me të vërtetë ndjej urrejtje, tani do të pëlcisja nga trishtimi”, është shprehur ndër të tjera ai.

    Shesheli ka theksuar se vajza e Vuçiqit është ende fëmijë, për t’u përballur me kërcënime.

    “Ajo është shumë e urtë, e ndjeshme, e përkushtuar dhe e talentuar, është jashtëzakonisht humaniste për vitet e saj dhe është shumë keq që po i ndodhë një goditje e tillë”, u shpreh ndër të tjera radikali serb. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/100013425257581/videos/720770858380416/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!