Shkon në mbi 30 milionë numri i të infektuarve me COVID-19 në botë

Me ardhjen e vjeshtës numri i të infektuarve më koronavirusi ka ardhur duke u rritur. Dje OBSH njoftoi se Europa shënoi një numër më të lartë rastesh sesa në mars.


Sipas Universitetit ‘John Hopkins’, numri i të infektuarve në mbarë botën ka shkuar mbi 30 milionë. Gjithashtu bëhet me dije se numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në mbi 940 mijë, që kur virusi u shfaq në Kinë vitin e kaluar, transmeton TCH raportimet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili janë vendet më të goditura nga virusi. Shumë vende tani po raportojnë për një valë të dytë infektimesh.

Nga autoritetet është ngritur shqetësimi se kjo valë e dy e pandemisë në një moment kur dimri po afrohet.